Vol. 11 | No. 20-21, 2023


CEREMONI RITUALE NË KREMTIMIN E SHËN EREMISË DIKUR EDHE SOT

Edibe SELIMI-OSMANI

Abstract

Një vend të rëndësishëm në etnokulturë zënë mitologjia e besimet popullore me ritet e tyre përkatëse. Ato janë, në një mënyrë, a në një tjetër, shprehje e jetës shoqërore e shpirtërore të popullit. Zanafillën e tyre ato e kanë në kohë shumë të vjetra e kanë evoluar bashkë me kushtet e bashkësisë njerëzore. Kanë përmbajtje të theksuar shoqërore dhe lidhin të kaluarën e lashtë të popullit tonë me të tashmen. Duke parë vlerën e veçantë të besimeve popullore e të riteve të tyre me eksplorime terreni kemi mbledhur një material të konsiderueshëm për festat e ritet e motmotit. Në studimin tim do t’i qasem ritualit që kryheshin në vigjilje të Shën Eremisë, vetëm në rrafshin sinkronik, pra, do të rrekem të shqyrtoj domethënien e tij vetëm në atë gjendje që ka qenë, kur janë regjistruar të dhënat për këtë praktikë pagane, të modifikuar gjatë shekujve dhe tekstet poetike që i referohen asaj. Ceremonitë rituale të kësaj kremte kanë të bëjnë më së shumti me mbetje të kultit të gjarpërit si kafshë htonike e mbijetuar në traditën popullore. Ata janë praktikuar më së shumti në krahinat malore ku banorët kanë patur më pak kontakt me qytetin. Është vërejtur se në ndërtesat e kultit nuk kryheshin ceremoni fetare.

Pages: 68 - 73