SHFAQJE TË PROBLEMATIKAVE TË GJUHËS SHQIPE NË TEKSTET E INFORMATIKËS SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Meleq SHOPI, Denis HIMÇI, Heldi KODRA
Abstract
Shoqëria shqiptare në dy dekadat e fundit ka ndryshuar si rezultat i dukurive të reja në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor. Ndryshimet në jetën e çdo shqiptari, vihen re jo vetëm në mënyrën e jetesës, në marrëdhëniet ndërshoqërore, por edhe në mënyrën e komunikimit dhe të të folurit. Arsyet drejt prirjes së rritjes së aftësisë të të shprehurit të individit në ndikimin e dukurive te reja shoqërore kanë të bëjnë përpos të gjithave edhe me informatizimin e jetës sonë dhe me kulturën e sotme të rrjeteve shoqërore virtuale. Pra, marrja dhe dhënia e informacionit përmes teknologjisë bashkëkohore, mënyra e komunikimit në situata të ndryshme ligjërimore përmes dy a tri gjuhëve, përdorimi dhe futja e leksemave të reja, krijimi i fjalëve të reja dhe riaktivizimi i atyre të përdorura në vitet para tranzicionit etj., e tregojnë më së qarti formimin gjuhësor dhe cilësinë e vërtetë të ligjërimit.
Po ç’ndodh sot me tekstet e informatikës, të cilat përcjellin gjuhën e teknikës dhe të informacionit përmes gjuhës shqipe? Artikulli ynë ka si qëllim të pasqyrojë pikërisht shfaqje dhe problematika të përdorimit dhe mospërkthimit në gjuhën shqipe i fjalëve të ndryshme nga anglishtja në tekstet e informatikës së arsimit parauniversitar. Fjalë të tilla përkojnë me kuptimin e fjalëve në gjuhën shqipe, prandaj përdorimi i tyre në këto tekste nuk gjejnë vendin e tyre përkatës. Materiali i vjelë do të renditet në artikull në formën e një fjalorthi dhe do të analizohet përmes shembujve dhe konkretizimit të tyre. Gjuha shqipe e folur dhe e shkruar me kujdes përbën një vlerë dhe nëse nuk e mbrojmë atë nga “përbaltja”, atëhere kthehet në të kundërtën e vet.
Pages:
138 - 142