GJASIMET E KRYEPERSONAZHIT TË ROMANIT „PSE“ TË STERJO SPASSES ME LETËRSINË FRANCEZE
Shpresa MEMEDI
Abstract
Në këtë studim shkencor do të përpiqem ti zë pikat puthitëse në mes romanit ,,Pse” të Sterjo Spasses dhe kryepersonazhit të tij, me letërsinë franceze. Në korpusin letrar të letërsisë franceze do të prezantohen disa shkrimtar të gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, sepse krijimtaria e tyre letrare në përmbajtje është plot pikëllim të pafund për çështjet e jetës në përgjithësi, lindjen e nostalgjisë, ikjen nga vetvetja, obsesionin me pavlefshmërinë e jetës, deri në pesimizëm dhe nihilizëm total. Pothuajse të gjitha këto gjendje shpirtërore janë të pranishme në romanin “Pse” të S. Spasses, por duke pasur parasysh gjithmonë kushtet e tjera ekonomike, politike dhe sociale.
Chateaubriand, Alfred De Vigny, Sainte Beuve, Alfred De Musset dhe ndoshta një nga poetët më të mëdhenj të shpirtit pesimist në veprën e tij, është i madhi Charles Baudelaire, i cili në shumë raste përkon me admirimin pesimist të të gjitha vlerave jetësore,dhe çrregullimeve mendore me atë të personazhit kryesor, Gjon Zaveri. Në prezantimin e mëtejshëm në pjesën kryesore do të analizohen veprat letrare të këtyre shkrimtarëve të mëdhenj, me qëllim që të tregohen pikat afërsisht të përbashkëta që lidhin personazhin kryesor Gjon Zaveri, me pavlefshmërinë e jetës dhe mungesën e vetëbesimit, tema fillestare të preferuara, që zbukuronin veprat letrare të shkrimtarëve të lartpërmendur, në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Pages:
214 - 218