Vol. 12 | No. 22-23, 2024


PARASHQEVIA OF FATOS KONGOLI, THE VOICE OF REFERENCES IN ALBANIAN LETTERS (ON THE NOVE “BOLERO IN THE OLD MAN’S COTTAGE”)

Adelina XHAFERI

Abstract

Me anë të këtij vështrimi të shkurtër letrar mbi personazhin e Parashqevisë mëtohet të tregohet se si ky personazh, i veçantë jo vetëm për nga karakterizimi, por edhe për nga vetë funksionimi dhe raporti me personazhet tjerë, bëhet një zë rrëfyes për fatin e vajzave shqiptare të viteve ‘97. E dhënë përballë një gjenerate të vjetër (dy pleqve të vilës dykatëshe) që ekziston me bindje shumë më ndryshe nga bindjet që ka vetë kjo protagoniste (brezi i një “gjenerate të dalë jete”), romani e ballafaqon edhe lexuesin me një kohë që nuk e ka brenda vetes vetëm të mirën, të drejtën dhe atë që mbrohet, por edhe vetë të keqen pavarësisht zgjatjes së saj në hapësirat e (para)caktuara për veprim të (pa)zakonshëm. Andaj, duke e njohur vetë natyrën e kësaj protagonisteje, kësaj dëshmie të gjallë mbi përjetimet e hidhura të ‘97-ës dhe nevojën që përjetimi i saj të ngërthehet në vetë rrjedhën e asaj që quhet letërsi bashkëkohore shqipe, edhe ky punim mëton që figurën e tillë ta (për)afrojë te koha jonë gjithnjë në krahasim të brendshëm të vetes. Kjo kumtesë gjithashtu, duke u mbështetur në vetë romanin në fjalë, do të ndihmojë edhe në njohjen e asaj se sa ne e bëjmë të drejtën, të nevojshmen apo të detyrueshmen në një rreth që nuk na vlerëson për atë që jemi, e shumë më shumë se kaq as nuk e ndihmon një njohje jashtë nevojave fizike dhe erotike.

Pages: 9-13

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.filologjia.v12.i22-23.p2494