PHILOSOPHICAL AND PEDAGOGICAL THOUGHTS IN THE WORKS OF THE TWO REVIVALISTS REXHEP VOKA AND JOSIF BAGERI
Arbana AJDINI
Abstract
Rexhep Voka si një filozof dhe pedagog i njohur, me një mjeshtëri të lartë letrare arriti të zhvillojë ide të jashtëzakonshme filozofike, sidomos në lidhje me natyrën e përvojës njerëzore dhe veprimet morale. Theks të veçantë në krijimet e tij kishin vlerat e arsimimit të fëmijëve shqiptar, dhe njëherit ndikoi në ndezjen e shpirtit patriotik te shqiptarët dhe arriti të promovonte vlerat kombëtare dhe kulturore. Rilindësi Josif Bageri ishte ndër intelektualët më të shquar që kontribuoi në sferën filozofike dhe pedagogjike. Kontributi i tij ndikoi në edukimin dhe zhvillimin e njeriut në aspektin moral dhe intelektual. Rëndësi për këtë rilindës ishte kultivimi i vlerave morale dhe etike në arsimimin e të rinjve.
Rexhep Voka dhe Josif Bageri, ishin dy figura shumë të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, pasi intelekti i tyre u shqua në kohën kur jetuan dhe vepruan. Mendimi filozofik dhe pedagogjik i tyre u përkthye në frymëzim dhe ndihmë për të rinjtë shqiptarë duke ndikuar në zhvillimin e tyre dhe njëherit duke i përgatitur ata në zhvillimin dhe modernizimin e shoqërisë shqiptare, dhe njëherit për ti kapërcyer të gjitha vështirësitë e jetës me cilat shqiptarët përballeshin në atë kohë.
Pages:
62-65