LITERATURE CREATED THROUGH TECHNOLOGY (E-LITERATURE)
Esma DODAJ
Abstract
Pavarësisht se është në fakt “në moshë të mesme”, letërsia elektronike është ende relativisht e re në sytë e publikut të gjerë (sidomos në krahasim me letërsinë tradicionale). Megjithatë, artikujt dhe punimet shkencore të studiuesve të huaj në lidhje me të, që janë gjithnjë e më të shumta, e kanë bërë përherë e më të njohur letërsinë elektronike, kanë rritur vetëdijen e lexuesve për këtë lloj të ri dhe kanë nxitur interesin e tyre për të. Në këtë proces ka ndihmuar edhe ndikimi gjithnjë e më i madh i mediumeve digjitale edhe në shkencat humane, veçanërisht qasjet e reja për kërkimin dhe mësimdhënien.
Edhe ky punim i yni është pjesë e përpjekjeve për ta parë letërsinë elektronike përherë e më të njohur edhe nga lexuesit e letërsisë shqipe. Kështu, nëpërmjet tij, do të mundohemi të ofrojmë një panoramë të përgjithshme të letërsisë elektronike, duke u ndalur te përkufizimi, llojet e ndryshme të saj, roli i saj në studimet moderne letrare, avantazhet në raport me letërsinë tradicionale, disa autorë dhe tituj veprash të njohura, te Organizata e Letërsisë Elektronike (ELO), etj., për të ndihmuar sadopak në të kuptuarit dhe të vlerësuarit e këtij lloji të letërsisë. Duke “zbuluar” botën e letërsisë elektronike, vazhdojmë “të zbulojmë” botën e letërsisë dhe shohim se si ajo e shtrin peizazhin e vet në forma të ndryshme në kohë të ndryshme, duke treguar pashtershmërinë e saj për ta shprehur vetveten.
Pages:
125-134