KADARE FINDS THE THEATER AND THEATER THE KADARE
Esmeralda HIDRI
Abstract
Të gjithë shkrimet e Kadaresë, kanë një gjurmë të fortë teatrale, por mënyra sesi krjimtaria e tij takon teatrin, nuk është përmes teksteve të shkruara specifikisht për të, por përmes narrativës së tij. Pikërisht në përcaktimin si një nga narratorët më të dramatizuar si në teatër, kinematografi, por edhe muzikë e koreografi, do të hulumtojmë Kadarenë si një nga paradokset më të mëdha dhe të pamundura të këtij fenomeni të kapërcimit zhanror, pasi vetë veprat e tij të le përshtypjen e veprave “antiskenike”, “antifilmike” dhe “antimuzikore”.
Studimi merr në analizë sesi Kadare bën pjesë tek ata autorë të cilët në dukje e kanë gati të pamundur përcjelljen në trajtë skenike apo filmike, e megjithatë tundimi për ta zotëruar korpusin e tij të fuqishëm ka qenë dhe është njësoj joshës. Dramatizimet e shumta teatrore, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe, Qyteti i jugut, Natë me hënë, Dosja H, Shkaba, Darka e gabuar etj, shoqërohen nga po kaq sprova të rëndësishme kinematografike.
Jo të gjitha veprat narrative mund të kalojnë përmes procesit të reduktimit dramaturgjik, për të marrë një jetë të re në një skenë teatrore. Kjo bëhet e mundur vetëm për ato narratorë, tendencat e të cilëve drejt një hapësire të ndërmjetme, çon drejt një tipologjie veprash, njohur ndryshe si romanet dialoguese. Vetëm në këto lloj veprash mund të dallosh vijën kaluese mes romanit e teatrit, shkrimit e recitimit, personazhit e aktorit. Këtu po përfshijmë qëllimshëm edhe modelin kadare, për ta hulumtuar në mënyrë më të detajuar, pikërisht në sprovat më domethënëse të përftesave dramaturgjike me bazë veprat e tij.
Pages:
135-138