Vol. 12 | No. 22-23, 2024


THE CONTRIBUTION OF KOSTANDIN KRISTOFORIDI’S WORKS TO ALBANOLOGY

Lonora HYSOLLI

Abstract

Gjuha shqipe është themeli i shkencës së albanologjisë.Ndër emrat më të vyer të gjuhëtarëve shqiptarë për kontributin e tyre në këtë shkencë, veçojmë atë të Kostandin Kristoforidhit. Ai është leksikografi, dialektologu, përkthyesi, shkrimtari, gramatikani, atdhetari i shquar, arsimtari i nderuar, njeriu,intelektuali shumëplanësh. Nisur nga kontributi që dha në çdo fushë të gjuhës, me veprën e tij sasiore e shumë cilësore, Kristoforidhi mbetet një gjuhëtar i madh. Këtë e dëshmojnë jo vetëm veprat origjinale, Gramatika, Fjalori dhe dy Abetare, por edhe përkthimet, të cilat së bashku përbëjnë një thesar të vërtetë për historinë e gjuhës letrare të shkruar, si edhe për dialektologjinë shqiptare. Veprat e Kristoforidhit e bëjnë shqipen gjuhë kulture, duke dokumentuar para botës se shqipja është një gjuhë si edhe gjuhët e tjera europiane, me sistem gramatikor e leksikor të plotë e të pasur. Të gjitha veprat e tij shërbejnë si fakte gjuhësore, historike, kulturore etj, por edhe për studime e analiza të gjithanshme në fushat e albanologjisë. Pikërisht këtë synon të sjellë ky punim: Rëndësinë e veprës së këtij gjuhëtari lidhur me historinë e albanologjisë në shumë fusha e drejtime të saj dhe vendin që ka ajo në fondin albanologjik. Metodologjia e përdorur në punim është një ndërthurje e hulumtimit të veprës,përshkrimit të saj, analizës dhe sintezës.

Pages: 182-188

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.filologjia.v12.i22-23.p2515