VEPRAT E ISMAIL KADARES SA ORIGJINALE PO AQ EDHE UNIVERSALE
Arbana AJDINI
Abstract
Ismail Kadare është një ndër personalitet më të shquara që i ka dhënë vlerë të lartë letërsisë moderne shqiptare, por edhe asaj botërore. Aftësia krijuese e tij është e jashtëzakonshme, pasi ka arritur që përmes mitit të eksplorojë tema nga bota shqiptare duke u dhënë atyre një dimension universal. Eksplorimi i jetës dhe hapsirave shqiptarë është përshkruar me një stil unik. Vepra e Ismail Kadares është cilësuar si universale, por në fakt rrënjët i ka të ngulitura thellë në traditën dhe historinë shqiptare.
Universi i krijimtarisë së tij vërehet me galerinë gjigante e të pafundme të personazheve që parakalojnë në romane, ku përmes tyre sjell tragjizmin e botës shqiptare ndër shekuj, duke sjellur një vezullim magjik në letërsinë shqiptare. Me një mjeshtëri artistike Ismail Kadare prozës moderne shqipe i dha një ndriçim shumë ngjyrshëm, duke flakur metodat dhe strukturat e vjetra të mendimit, si dhe format e ligjërimit.Në letërsinë shqipe ka sjell një dimension të ri në mënyrën e mendimit filozofik, sa që i gjithë opusi letrat i tij të shfaqet sa origjinal po ashtu edhe universal.
Pages:
32 - 35