ALBANOLOGJIA

 

International Journal of Albanology



ISSN (Print): 1857-9485
ISSN (Online): 2545-4919
UDC: 81
Publisher: University of Tetova, Tetova, Republic of North Macedonia
E-mail:  rms@unite.edu.mk
Year of first issue: 2014
Annual issues of the journal: 2 (two)

  • Revista shkencore "Albanologjia" është një agorë e mendimit shkencor. Ajo boton studime të çmuara nga sfera e albanologjisë, nga autorë të respektuar të hapësirës kulturore dhe shkencore shqiptare e më gjerë. Nëpërmjet punës përkushtuese të autorëve dhe redaktorëve, kjo revistë e ka krijuar njëfarë tradite dhe besojmë fuqimisht se do të jetë referenciale për studentët dhe studiuesit, që si sferë interesimi e kanë albanologjinë. Revista mund të jetë cilësore falë bashkëpunëtorëve të përkushtuar. Ne e çmojmë këtë përkushtim dhe u jemi mirënjohës atyre që kanë kontribuuar në vazhdimësi për revistën "Albanologjia". Revista sjell studime nga disa disiplina shkencore: gjuhësia, letërsia, historia, etnokultura dhe mediat, nga autorë të respektuar. Studimet e tyre e nderojnë revistën dhe institucionin tonë arsimor, që bën përpjekje madhore për ta krijuar hapësirën që këto vlera të publikohen dhe të shumëfishohen, me qëllim që të komunikojnë sa më shumë me lexuesin tonë. Revistat mundësojnë mbartjen e dijes, kujtesës, përvojës njerëzore nga njëri brez në tjetrin, prandaj është detyrim yni që t’i ruajmë ato. Ne do të vazhdojmë përkrahjen me këtë ritëm të revistave të shumta shkencore që botohen nga Universiteti i Tetovës, gjithmonë duke e ruajtur respektin për autorin, studiuesin, shkencëtarin. Do të vazhdojmë që të punojmë me bindjen se ajo që mbetet është fjala e shkruar, sepse ajo arrin të komunikojë jo vetëm me lexuesin e sotëm, por edhe me lexuesin e së nesërmes.

    The aim of the “Albanologjia” is to disseminate cutting-edge research that explores the interrelationship between language and culture. The journal is multidisciplinary in scope and seeks to provide a forum for researchers of Albanian descent and foreigners interested in the interaction between language and culture across several disciplines, including linguistics, applied linguistics, culture, etc. The journal publishes high-quality, original and state-of-the-art articles that may be theoretical or empirical in orientation and that advance our understanding of the intricate relationship between language and culture. Publishing an article to this journal is free of charge.