Vol. 11 | No. 21-22, 2024


HAKI STËRMILLI DHE SAMUEL RIÇARDSONI, DITARËT DHE LETËRKËMBIMET (ASPEKTI KRAHASIMTAR)

Artesa OSMANAJ-MAVRAJ

Abstract

Temën me titull “Haki Stërmilli dhe Samuel Riçardsoni, ditarët dhe letërkëmbimet“ e japim si propozim për Seminarin XVII Ndërkombëtar i Albanologjisë sepse, po t’i shikojmë në pamje të parë, figurën e Stërmillit dhe të Riçardsonit do të na duken pa asnjë pikë takimi, duke e ditur që fillimisht njëri i takon letërsisë angleze e tjetri letërsisë shqipe. Megjithatë duhet nënvizuar se kur lexuam romanet e të dyve, në një vështrim më të detajuar, na ranë në sy paralelizma të cilat më së shumti shihen në pjesën tematiko-përmbajtësore, e cila pjesë na shërbeu për të operuar e krahasuar. Më saktësisht, të dy autorët janë parë si figura qendrore të sentimentalizmit si fenomen letrar, në letërsinë shqipe dhe angleze, ku ky fenomen gjeti shprehje në zhanrin e romanit dhe këtu para së gjithash kujtojmë këta dy autorë.

Pages: 57 - 62

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v11.i21-22.p2586