KONGRESI I MANASTIRIT NË KËNDVËSHTRIMIN E PETRO JANURËS (ME RASTIN E 115-VJETORIT TË KONGRESIT TË MANASTIRIT)
Berton SULEJMANI
Abstract
Rruga historike e alfabetit të gjuhës shqipe ka qenë e gjatë dhe shumë e rëndë. Fillon në shekullin XVI dhe mbaron në fillim të shekullit XX, kur në Manastir, Kongresi i Alfabetit, pranoi vendimin e alfabetit të sotëm të shqipes. Gjithë kjo histori dhe fat i vështirë i zhvillimit të alfabetit të gjuhës shqipe, krahas shumë studimeve të studiuesve tanë dhe të huaj, edhe Petro Janura, nga prizmi i këtij fati të vështirë e zhvillon këtë temë. Petro Janura është themelues i Katedrës së Albanologjisë së Shkupit, e cila është pjesë e Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”. Me rastin e 60-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Prof. Petro Janura botoi librin “Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe” (1969) në Shkup me ndihmën e “Entit për botime – NIP” të “Nova Maqedonisë”. Në këtë kumtesë, me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit, do të trajtojmë këndvrojtimin e Prof. Janurës për këtë ngjarje nga më të rëndësishmet të kombit tonë.
Pages:
63 - 68