(RI) LEXIMET LETRARE: RASTI MIGJENI
Gazmend KRASNIQI
Abstract
Kjo trajtesë synon të theksojë idenë e rileximit të letërsisë shqipe dhe ridimensionimit të saj në një sistem të mirëfilltë letrar, larg ndërhyrjeve jashtëletrare, prej të cilave ka vuajtur në periudhën e realizmit socialist. Letërsia shqipe ka nevojë jo vetëm për kthimin e letërsisë së ndaluar për pikëpamje politike e ideologjike, por edhe rileximin e drejtë të veprave që nuk u qe ndaluar qarkullimi, por qenë keqinterpretuar, sipas nevojave të kohës. Ndër të tjera, këtu hyn edhe krijimtaria e Migjenit. Ajo kërkon të lexohet dhe interpretohet sipas mendimit më të përparuar letrar, në një kohë lirie të plotë. A mund ta dekonstruktojmë mendimin letrar zyrtar, që ka mbisunduar për disa dekada dhe vazhdon inercinë e tij? Cilat janë rrugët për ta bërë këtë? Këto janë pyetjet kryesore që do të na udhëheqin gjatë punës me këtë trajtesë.
Pages:
133 - 139