ANTOLOGJITË E LETËRSISË SHQIPE TË REXHEP QOSJES
Isak SHEMA
Abstract
Në 88- vjetorin e lindjes së Akademik Rexhep Qosjes Seminari XVIII Ndërkombëtar i Albanologjisë i Universitetit të Tetovës, me përkushtim të veçantë studimor në programin e vitit 2024 ka përfshirë temën KONTRIBTI I REXHEP QOSJES PËR LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE. Duke vlerësuar lart studimet për jetën dhe krijimtarinë letrare dhe shkencore, kam përgatitur kumtesën kushtuar botimit të antologjive të letërsisë shqipe të Rexhep Qosjes. Me Rexhepin jemi bashkë plot shtatëdhjetë vjet. Në vitin 1954 jemi regjistruar në Shkollën Normale të Prishtinës dhe jemi diplomuar në vitin 1959. Në vitin 1960 jemi regjistruar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, ndërsa diplomën universitare e kemi marrë në vitin 1964. Kemi studiuar në shkallën e tretë të studimeve magjistraturës në vitin 1968. Ai është pranuar në punë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ndërsa unë asistent në Fakultetin Filozofik, në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.
Pages: 161 - 166