KONCEPTI I BESËS NË NOVELËN “PRILLI I THYER” TË ISMAIL KADARESË: NJË ANALIZË GJUHËSORE
Jonida CUNGU, Aurela BASHA
Abstract
Besa, si një nocion thelbësor në kulturën shqiptare, përfaqëson një detyrim moral që ndikon në vendimet dhe veprimet e personazheve. Nga pikëpamja leksikore, Kadare ka shtënë në tekst fjalë/nocione të veçanta dhe shprehje të lidhura me besën për të krijuar një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, duke përftuar një kuptim të thellë të dinamikës së marrëdhënieve ndërpersonale. Në këtë punim kemi qëllim të trajtojmë konceptin kanunor të besës në novelën “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë, duke u fokusuar në analizën gjuhësore, leksikore dhe semantike të saj. Besa kanunore e Kadaresë formëson doktrinën kadariane, cila mbështetet në elementet: kanun, fizikë dhe moral dhe trajtohet në analogji me doktrinën epikuriane. Në vepër evidentohet një gamë e pasur dhe e nuancuar leksemash dhe sintagmash rreth konceptit të besës, e cila rreh në përcaktimin e identitetit dhe moralit të individëve dhe shoqërisë. Ndërsa analiza semantike mëton të zbulojë se besa është e lidhur jo vetëm me nderin dhe besnikërinë, por gjithashtu me ndjenjat e frikës dhe tensionit që karakterizojnë situatat e vështira. Kjo qasje gjithashtu synon të ndriçojë simbolikën e këtij konceptit dhe fushës përkatëse konceptore që lidh individët me traditat e tyre, duke reflektuar sfidat e jetës moderne dhe ndikimin e kanunit në realitetin bashkëkohor shqiptar. Në përfundim, analiza gjuhësore thekson rëndësinë e konceptit të besës si një pikë kyçe për të kuptuar marrëdhëniet sociale dhe etike në veprat e Kadaresë.
Pages: 182 - 186