HISTORI FIKSIONALE PËR NJË EPOKË REALE
Albin MEHMETI
Abstract
Ky studim analizon romanin “Një dashuri dhe shtatë faje” të Rexhep Qosjes, një vepër që ndërthur letërsinë artistike dhe dokumentaren historike për të trajtuar sfidat e identitetit kombëtar shqiptar në periudha kritike historike. Përmes personazheve fiktivë, të cilët mbartin elemente të qarta nga realiteti, autori ndriçon ngjarjet politike dhe sociale që shënjuan historinë shqiptare në Kosovë gjatë shekullit XX. Në veçanti, shqyrtohet ndikimi i represionit ideologjik, lufta për liri dhe integriteti i intelektualëve shqiptarë në një shoqëri të fragmentuar mes tradhtisë dhe besnikërisë. Përmes një narrative të pasur në simbolikë dhe reflektime historike, studimi synon të nxjerrë në pah rolin e letërsisë si mjet për dokumentim dhe ndriçim të së vërtetës historike.
Pages: 49 - 57