Vol. 12 | No. 23-24, 2025


"PUSHTETI, KUJTESA DHE HARRESA NË ROMANIN 'TË FSHEHTAT E TREGUARA'"

Fatjona ABDULLAHI

Abstract

Ky punim, trajton romanin Të fshehtat e treguara të Rexhep Qosjes në kontekstin postmodernist, duke analizuar pushtetin, kujtesën, harresën dhe ironinë si elemente të pranishme në rrëfim. Struktura e fragmentarizuar e romanit dhe mënyra e sfidimit të narracionit tradicional dhe të historiografisë dhe identitetit kombëtar janë karakteristikat tek të cilat do të ndalemi. Arkivi i përdorur si metaforë për të hetuar marrëdhëniet mes të kaluarës dhe të tashmes, duke theksuar mënyrat se si kujtesa dhe harresa formojnë të vërtetat individuale dhe kolektive por edhe ironia, si mjet për të kritikuar pushtetin dhe normat shoqërore, janë komponentë thelbësorë të romanit, që e vendosin në kontekst të një debati të vazhdueshëm mbi dominimin e ideve dhe formimin e identitetit.

Pages: 140 - 143

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v12.i23-24.p2900