VEPRIMTARIA E PROFESOR REXHEP QOSJES GJATË VITEVE 1968-1990 NË DRITËN E DISA DOKUMENTEVE ARKIVORE TË SHTETIT SHQIPTAR
Nuridin AHMETI
Abstract
Në muajin maj të vitit 1968, në Prishtinë u organizua Simpoziumi shkencor për nder të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Në këtë organizim, kishin prezantuar studiues shqiptarë nga Tirana, Prishtina, Shkupi etj., dhe të huaj me kumtesa. Në mesin e studiuesve që prezantuan me kumtesa në këtë organizim shkencor, ishte edhe Profesor Rexhep Qosja. Pas kthimit në Tiranë, studiuesit nga Tirana, që kishin ardhur me kumtesa në Prishtinë, në organet përkatëse të Shqipërisë do të dërgojnë relacion rreth qëndrimit, kontakteve, përshtypjeve të tyre në Prishtinë. Në këtë relacion, duke folur për studiuesit me të cilit ishin takuar, ata shkruan edhe për Profesor Rexhep Qosjen. Nga viti 1968 dhe në vazhdim, pothuajse kemi disa shënime rreth personalitetit të Profesor Rexhep Qosjes të përpiluara kryesisht nga njerëz të institucioneve kulturore të Tiranës. Bie fjala, shënime rreth vizitës së Profesor Rexhep Qosjes në Tiranë për të hulumtuar rreth punimit të tij të doktoratës, shënime rreth mbrojtës së disertacionit të doktoratës të Profesor Rexhep Qosjes, mendime për disa albanologë në Prishtinë, mendimet e Profesor Rexhep Qosje rreth zhvillimit të letërsisë shqiptare në Kosovë etj.
Për sa më sipër, ne kemi tubuar disa nga dokumentet arkivore që flasin për Profesor Rexhep Qosjen gjatë viteve që kemi marrë në shqyrtim, duke hulumtuar edhe literaturë përkatëse do të japim një tablo të përgjithshme rreth këtij personaliteti të kulturës shqiptare. Këto materiale, mbajnë shënime jo vetëm rreth veprimtarisë së Profesor Rexhep Qosjes gjatë këtyre viteve, por edhe për disa zhvillime kulturore e politike në vendin tonë, dhe për shqiptarët në ish-Jugosllavi.
Pages: 259 - 267