GJUHA DHE STILI NË KRIJIMTARINË LETRARE MODERNE DHE POSTMODERNE TË REXHEP QOSJES, SIPAS SHEFKIJE ISLAMAJ
Melihate ZEQIRI
Abstract
Krijimtaria e tij letrare dhe artistike e identifikon shkrimtarin Rexhep Qosja si nismëtarin dhe përfaqësuesin më të veçantë të postmodernizmit në letërsinë shqipe. Nga studiuesit e veprës së tij artistike, ai konsiderohet njëri ndër përfaqësuesit më të veçantë të letërsisë postmoderne shqipe. Romanet e tij dallojnë prej romaneve të letërsisë shqipe për mënyrën si i bashkojnë ato imagjinaren e njëmendësinë, për mënyrën e formësimit artistik, për përdorimin e veçantë të gjuhës e të stilit dhe për estetikën e tyre në përgjithësi. Romanet e Rexhep Qosjes ofrojnë mundësi të pakufishme për të interpretuar tema, subjekte, ide, personazhe e sidomos strukturën e brendshme të të gjitha kuptimeve asociative e simbolike deri te pasuria e pashtershme gjuhësore e stilistike.
Gjuha dhe stili i shkrimtarit Rexhep Qosja përmban, stilistikën leksiko-semantike, stilistikën sintaksore, stilistika tekstore-ligjërimore, figurshmëria dhe teknika postmoderne. Qosja me prozën e tij artistike, me gjuhën dhe stilin, ia ka siguruar vetes paharresën dhe vendin e çmuar në “mbretërinë” e letërsisë shqiptare.
Rexhep Qosja është krijues i madh me vëllimin e veprave, me vizionin largpamës, me stilin e përsosur dhe modern, është individualiteti kompleks dhe komplet, kurse vepra e tij e madhe në sasi e në cilësi shprehje jo vetëm e dhuntisë po sidomos është shprehje e një pune të madhe, të mundimshme, sistemore e të disiplinuar, shprehje e një thellësie mendimesh e ndjenjash pambarimisht të pasura e të larmishme.
Shkruan ashtu siç thotë Çehovi: që fjalët të ndihen ngushtë, kurse mendimet gjerë.
Pages: 226 - 230