PROF. SHEFKIJE ISLAMAJ PËR GJUHËN E PROF. REXHEP QOSJES
Abdurrahim MAXHUNI
Abstract
Studiuesja Shefkije Islamaj studimeve të gjuhësisë shqiptare u solli një tjetër vepër të vyer, cilësore dhe mjaft vëllimore. Kësaj radhe nën llupën e saj prej shkencëtareje të dëshmuar dhe prodhimtare ishte ligjërimi, gjuha dhe stili në krijimtarinë letrare të Akademik Rexhep Qosjes, e një shkrimtari e mbi të gjitha e një studiuesi të pashoq brenda dhe jashtë hapësirave shqiptare. Realizimi i kësaj pune kapitale e studiueses Shefkije Islamaj, vjen pas një pune pararendëse për dy figura të shquara të letërsisë shqiptare, të Jakov Xoxës dhe të Gjergj Fishtës, duke e kurorëzuar me këtë të Rexhep Qosjes dhe duke përfshirë tri periudha të rëndësishme letrare: Rilindjen Kombëtare, realizmin dhe modernizmin-postmodernizmin. Në këtë kumtesë do të ndalemi te gjuha e ligjërimi i prof. Rexhep Qosjes nga këndvështrimi i prof. Shefkije Islamajt.
Pages: 11 - 17