Vol. 12 | No. 23-24, 2025


FIGURA E GRUAS NË ATDHEUN E TJETËRSUAR TË BUDIN BUDËS (MBI ROMANIN “NATA ËSHTË DITA JONË” TË REXHEP QOSJES)

Adelina XHAFERI, Esmije VESELI

Abstract

Romanet e Rexhep Qosjes janë të veçantë për nga mënyra e trajtimit të personazheve “intelektualë” dhe “të pasur” në një hapësirë të ngushtë dhe të tjetërsuar shqiptare. Me anë të këtij punimi mëtohet të tregohet se si në krijimin letrar të Qosjes, njëjtë si në të gjitha krijimet e letërsisë shqipe të të gjitha periudhave të saj, figura e gruas është ndër personazhet e pashmangshme dhe me karakterizim të veçantë. Kjo gjë siç do të shihet në punim do të dalë në pah jo vetëm kur autori do të mundohet që ta vë në qendër të gjithçkaje përfshirjen e emocionit të dashurisë, i (para)caktuar për të mos i ikur, por edhe kur me tërë fuqinë shprehëse do ta shfrytëzojë motivin e atdheut për ta dhënë tjetërsimin e tij në të gjitha format e kohës së sotme. Në këtë të fundit, duke e përdorur për studim letrar metodën e deduksionit dhe atë të analizës do të shihet se autori e përfshin gruan shqiptare dhe e demaskon atë nga e djeshmja e saj, për ta paraqitur në të sotmen në shërbim të një dore të fortë që nuk harronte ta linte te popujt tjerë si mjet fitimi, apo edhe gruan që shumë lehtë e tundonte dhe e çonte drejt mëkatit burrin shqiptar të kohës.

Pages: 24 - 33

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v12.i23-24.p2942