KOMPOZITAT NË ROMANIN ‘BIJTË E ASKUJT 1, 2
Shkelqim MILLAKU
Abstract
Fjalët e përbëra të shqipes janë të ndryshme dhe janë pasqyruar relativisht vonë në gramatikat e gjuhës shqipe. Ato kanë filluar nga mesi i shekullit XIX duke kaluar përmes dy rrymave: Në rrymën e parë hynë autorët e huaj, si: Hahni, Dozoni, Weigandi e ndonjë tjetër, të cilët e mohojnë plotësisht ekzistimin e kompozitave të mirëfillta të shqipes, kurse nga ana tjetër (rryma e dytë), dashamirët e gjuhës shqipe, të cilët u mbështetën në gjuhën popullore të shqipes dhanë një pasqyrim objektiv të fjalëve të përbëra. Si themelvënës të një tradite të tillë janë gramatikanët: K. Kristoforidhi, S. Frashëri, N. Frashëri, K. Cipo e ndonjë tjetër.
Në përgjithësi në korpusin e Rexhep Qosjes dhe në veçanti në romanet e tij kemi evidencuar mjaft kompozita të llojeve të ndryshme, të cilat janë në përdorim dhe të sistemuara, mirëpo kemi edhe fjalë të reja, apo kompozita që nuk janë në FEGjSh dhe si të tilla e pasurojnë gjuhën. Formimet e tyre janë: këpujore - bashkërenditëse, përcaktuese - nënrenditëse, të tipit të përzier kompozitë + ndajshtim, pastaj kompozitat dëshirore, urdhërore, sinonimike, antonimike, kompozita me shkurtesa e ndonjë tip e nëntip tjetër që janë evidencuar dhe prodhimtare në krijimtarinë e Qosjes. Disa nga fjalët e përbëra janë: Bashkëdyzim, bojëhiri, bojëqielli, duarshtrënguar, emërvend, fulqinjgjerë, gjysmëmaturë, kult-filmin, puthakëmbës, Qosja-Kadare, shqiptare-turke-iraniane, vendzbulimeve, radio-shërbëtorët, atëherë-shkrimtarët, ballukedjathtas, ballukedrejtë, ballukegjatë, bashkëkëngëtar, bashkim-vëllazërim, bojëbalte, bojëbari, bojëgruri, bojëhiri, bojëqielli, brekëshqyer, bukurpajtuar, buzëdredhur, buzërrudhur, buzëvrenjtur etj.
Pages: 342 - 349