LIRIKA FSHATARESKE NË PËRMBLEDHJEN “BULZAT” TË AZEM SHKRELIT
Adelina XHAFERI
Abstract
Me këtë punim dhe me çdo varg të përzgjedhur brenda tij, duke e përdorur metodën e deduksionit dhe metodën e analizës letrare do të tregohet se si disa nga poezitë lirike të Azem Shkrelit kanë bartur në vetvete elemente fshatareske që nga koha e krijimit të tyre. Këto elemente nuk e japin vetëm me kohën në të cilën krijoi poeti në fjalë, por edhe kujtesën popullore të përfshirë në lirikat moderne shqiptare. I dhënë në lirikat fshatareske të përmbledhjes “Bulzat” është i lidhur aq bukur me vetveten e tij sa që në raste të caktuara është e mundur që vetëm me të, të mësohet e të flitet për atë që sot brenda letërsisë quhet kujtesë popullore. Më pak e njohur për këtë lirikë ashtu siç do të tregojë punimi është edhe: norma e vjetër kanunore, fjala e të parit të shtëpisë, shamia e bardhë në kokën e grave shqiptare, (pa)fati i takimeve dashurore në krua, dhënia e besës për një dashuri të madhe dhe mosrealizimi i saj, fati i mbrapshtë i njerëzve përgjatë shekujve, lidhja e malësorëve/fshatarëve me tokën, me livadhin dhe me nderin e shtëpisë, dhimbja për të nesërmen etj., të cilat duke qenë shpërthim i një kohe të trashëguar bëhen pjesë e kësaj lirike edhe te ky autor.
Pages: 18 - 23