SHTYPI I SHKRUAR DHE LETËRSIA SHQIPE
Ermira YMERAJ, Klodeta DIBRA
Abstract
Ky punim trajton rolin e shtypit të shkruar në promovimin e letërsisë shqipe në periudha të ndryshme historike, përmes një analize krahasuese të disa prej periodikëve kryesorë që kanë fillimet e tyre në vitet ’30 të shekullit të kaluar deri në ditët e sotme. Përmes metodës së analizës tekstuale dhe kritike, theksohet ndikimi që revistat letrare si “Përpjekja shqiptare”, “Shkëndija”, “Shejzat”, “Kritika”, “Nëntori” dhe “ExLibris” kanë pasur në formimin e mendimit letrar, kulturor dhe kombëtar. Studimi nxjerr në dukje mënyrën se si këto periodikë kanë mundur të ndikojnë në shijen e leximit, frymëzimin e shkrimtarëve dhe ndërgjegjësimin kulturor të lexuesve.
Pages: 106 - 114