PORTRETI KRIJUES I QOSJES NËN NJË VËSHTRIM SOCIOLOGJIK DHE ZHANROR
Leonora HAJRA
Abstract
Letërsia parimisht e ka bazën në krijimet orale të shoqërive të para primitive, dhe vetë përcjellja e saj është produkt i një zinxhiri kolektiv, pra ajo është krijuar dhe rrjedh shkrirë me kujtesën njerëzore si tërësi, dhe edhe atëherë kur krijohet nga individi mban në vete tërësi arketipesh të krijuara nga një vetëdije e përbashkët kolektive, e aftë të gjenerojë vazhdimisht struktura të reja polisemike. Krahas këtij raporti që duket se rrjedh natyrshëm dhe çiltër, është edhe raporti tjetër midis letërsisë dhe shoqërisë, që lidhet direkt me sistemet totalitare aq analoge sado që të shfaqura në periudha të ndryshme të historisë.
Ashtu sikurse në letërsinë botërore, edhe në letërsinë shqipe, duket sikur veprat letrare kanë prekur kulmin e realizimit artisitk pikërisht në përpjekjen për prezantimin e vendit të individit, natyrës, servilizmit o desidencës së tij brenda kronotoposit despotik. Me shfaqjen e Qosjes në vitet e 70-ta nis periudha e kolosëve të letërsisë shqipe. Vepra e tij luan një rol të dyfishtë, meqë në radhë të parë me temën, prezantimin e realitetit të individit të ndrydhur brenda sistemit jep një tablo universale edhe të ballafaqimit të letërsisë me represivitetin e ambientit dhe në radhë të dytë meqë me strukturën e ndërtimit të veprës së tij letrare bëhet inciator i poetikës postmoderne në romanin shqiptar. Poetika postmoderne që integron Qosja në letërsinë shqipe, është periudhë aktive në letërsinë evropiane, për dallim prej rrymave të tjera letrare, të cilat te ne janë zhvilluar zakonisht pasi janë shuar te të tjerët, prandaj edhe fare mirë mund të pohohet se falë tij letërsia shqipe për herë te parë zhvillohet në koherencë me ritmin e rrymave letrare evropiane.
Pages: 187 - 196