REXHEP QOSJA- SHKRIMTAR POSTMODERN
Adil OLLURI
Abstract
Në veprën e autorit model të praktikes postmoderne në letërsinë shqipe, Rexhep Qosjes, kemi një sërë elementesh postmoderne, si: intertekstin, citatësinë, rivizitimin e traditës kulturore, rishikimin e së kaluarës, ironinë, parodinë, paradoksin, shfrytëzimin e lirë të dokumentit, eklektikën, lojën fiksionale, double coding-un e ligjërimit, e çdo element tjetër që mund ta bëjë një shkrimtar të jetë postmodern.
Këto elemente gjenden në romanet e tij, të cilët do të jenë objekt i këtij punimi. Këto romane shënjojnë komplekse intertekstuale, të cilat ndërtohen përmes rrjetit a kombinimit të citateve, me anë të të cilave bëhet një rivizitim kulturor i së shkuarës jo aq të largët.
E gjithë kjo bëhet me anë të një diskursi ironik, i cili edhe e parodizon kohën për të cilën rrëfen në roman, parodizohet koha me plot paradokse, ku njeriu dërgohet te varret si atdhetar, ndërsa varroset si tradhtar, si hafije, apo kur njeriu që mbante mend gjithçka, për një moment e harron edhe emrin e tij, e shumë paradokse të tjera.
Pages: 34 - 38