PRIRJE GLOBALIZUESE TË SHQIPES
Irda DERVISHI NESIMI
Abstract
Kërkesat e shoqërisë së sotme shqiptare e vendosin përdoruesin e gjuhës shqipe në situata të ndryshme falë nevojës për pjesëmarrje aktive në hapësirën globale, brenda arealit shqipfolës e përtej tij në diasporë ku ka folës të emigruar. Rrjedhimisht, ai është i ndikuar nga një fjalës i huaj social e tekniko-shkencor, që e ndihmon më tepër në zhvillimin e komunikimit me pjesëtarët e kësaj shoqërie. Kjo dukuri nuk është e re edhe për gjuhë të tjera. Si çdo gjuhë edhe shqipja në kohë të ndryshme ka huazuar fjalë të huaja.
Objekti i këtij punimi është të pasqyrojë të praninë e fjalëve të huaja në leksikun shqipes të vështruara periodikisht në “Fjalorin e Gjuhës shqipe” (Tiranë, 2020, 782 f.) dhe në “Fjalorin e Gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006, 1250 f.). Punimi synon që të paraqesë prirjen që ka gjuha shqipe ndaj përfshirjes së fjalëve të huaja në fondin e saj leksikor për shkak të ndërveprimeve globale.
Qëllimi i punimit është përqasja e një fondi (jo shterues) fjalësh të huaja në përdorim, të marra nga burime të ndryshme si dhe të trajtojë problematikat që ato shpërfaqin në drejtshkrim dhe në drejtshqiptim. Njëkohësisht, në vijim do të shqyrtohet edhe roli i tyre në pasurimin apo varfërimin e gjuhës shqipe.
Nga ana tjetër, punimi parashtron disa probleme që lindin nga përdorimi i gabuar i fjalëve të huaja në kontekste të caktuara gjuhësore dhe sociale, duke dhënë dhe disa propozime për mënjanimin e tyre.
Pages: 154 - 160