VËSHTRIM ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË” TË REXHEP QOSJES
Arbana AJDINI
Abstract
Kritikët letrar shkrimtarin Rexhep Qosje e kanë vlerësuar si një nga postmodernistët e parë të letërsisë shqipe. Shenjat treguese të postmodernizmit krijues të Rexhep Qosjes dalin në sipërfaqe që në romanin e tij të parë,“Vdekja më vjen prej syve të tillë”, ku ka sjellë risi të shumta si në përmbajtje e formë, po ashtu edhe në aspektin letrar e gjuhësor, duke sjellë risi edhe në mënyrën e përdorimit të figurave stilistike etj. Në veçanti kritikët letrar përmendin trajtimin dhe mbarështimin e personazheve që ai trajton dhe shtjellon në prozën e tij romaneske.
Në roman “Vdekja më vjen prej syve të tillë” shkrimtari përfshinë disa veçori të ligjërimit modern e postmodern, si për nga teknikat e rrëfimit narrativ në mënyra të ndryshme, duke pasqyruar realitetin e shoqërisë, gjë të cilën e bën në mënyrë të jashtëzakonshme përmes pasqyrimit të figurave stilistike të ironisë e sarkazmit, që shfaqen tek ngjarjet e krijuara nga personazhe të ndryshëm.
Me një mjeshtëri artistike të jashtëzakonshme ka arritur që përmes personazheve të trajtoj krizën e identitetit, për të kuptuar vendin e tyre në botën tonë shqiptare, po ashtu edhe rolin e tyre në shoqëri, si një nga temat kryesore të postmodernizmit. Në roman ligjërimi postmodern bëhet edhe më i veçantë pasi shkrimtari ka ditur të luaj me rendin kronologjik si dhe me vijueshmërinë logjike të ngjarjeve me të cilën rrethohen dhe ballafaqohen personazhet.
Ky roman edhe pse i pari i këtij lloji në letërsinë tonë kombëtare është i përbërë dhe dallohet nga disa aspekte shumë të rëndësishme gjatë mbarështimit të tij, si në trajtimin e vlerave universale, edukimin shoqëror dhe ndjekjen e vlerave historik, konteksti social dhe politike në tërësi.
Pages: 58 - 61