Vol. 12 | No. 23-24, 2025


INTERPRETIMI DHE ANALIZA E KËNGËVE SHQIPE DHE SLLAVO-JUGORE ME TEMËN E HEROIT TË SËMURË, GJERGJ ELEZ ALIJA DHE BOLEN DOJÇIN

Rini USEINI

Abstract

Në këtë punimi, bazuar në një analizë krahasuese, po përpiqem të depërtoj në një pjesë shumë të rëndësishme të krijimtarisë popullor që lidhet me një të kaluar të largët historike. Kjo krijimtari shprehet përmes këngëve të ndryshme, një ndër ta është dhe kënga për heroin e sëmurë. Këngët më tipike përmes të cilave shprehet tema që lidhet me heroin e sëmurë janë Gjergj Elez Alija tek shqiptarët dhe Bolen Dojcin tek sllavët e jugut. Nga analiza e këtyre këngëve, kuptohet me të gjitha variantet e tyre, se këta heronj epikë janë të ngjashëm për sa i përket punës që bëjnë, por janë të ngjashëm edhe për sa i përket formësimit të tyre artistik, domethënë mjeteve stilistike me të cilat paraqiten. Këngët me temën e lartpërmendur u mblodhën nga disa koleksionistë të famshëm të cilët në këtë mënyrë i shpëtuan ato nga "dhëmbët" e kohës dhe mundësuan që ato të analizohen edhe sot. Bazuar në këto këngë, studiues të ndryshëm të folklorit janë përpjekur të analizojnë elementët e përbashkët dhe ato që janë të pavarura në këto këngë. Përndryshe, përmbajtja e këngëve flet për heronj që janë të sëmurë dhe në një gjendje të tillë duhet të luftojnë me antiheronjtë e tyre që janë përfaqësues të dhunës, domethënë të së keqes. Këta heronj epikë vihen në një situatë për të mbrojtur nderin e familjes, konkretisht të motrës, por në mënyrë indirekte edhe nderin e komunitetit i cili sulmohet me të njëjtat metoda sjelljeje nga skllavërimi, i personifikuar në figurën e Arapit të Zi, ose Baljlozit. Trajtimi i kësaj teme bazohet në analizën e disa këngëve, si dhe në disa njësi bibliografike nga disa studiues të famshëm të kësaj çështjeje. Gjithashtu, në analizë është përdorur metoda krahasuese për të nxjerrë në pah elementët e përbashkët, por edhe specifikë në këto këngë.

Pages: 292 - 301

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v12.i23-24.p3130