SHTRESIMET KOHORE DHE REFLEKTIMET HAPËSINORE NË ROMANIN "VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË" TË REXHEP QOSJES
Veron DOBROSHI
Abstract
Ky studim do të thellohet në strukturën e ndërlikuar narrative dhe thellësinë tematike të romanit të Rexhep Qosjes "Vdekja më vjen prej syve të tillë" të Rexhep Qosjes, duke u fokusuar në ndërveprimin midis shtresave kohore dhe reflektimeve hapësinore. Nëpërmjet portretizimit të jetës së Xhezair Gjikës në Vajazan, Qosja përdor teknika narrative qe ofrojnë këndvështrime të ndryshme. Studimi eksploron se si autori i bashkon këto perspektiva për të ndriçuar thelbin e marrëdhënieve ndërpersonale dhe mjedisin socio-kulturor. Përshkrimi i kohës dhe hapësirës nga Qosja shërben si një mjet narrativ për të eksploruar temat e identitetit, kujtesës dhe reflektimit ekzistencial. Personazhi shqyrtohet në lidhje me mjediset fizike dhe kohore që formësojnë jetën dhe perceptimet e tij. Shtresat e ndërthurura kohore dhe reflektimet hapësinore në roman janë esenciale për të kuptuar zhvillimin e protagonistit dhe gjendjen individuale dhe kolektive në kontekstin social të ngjarjeve që rrëfehen në njërin prej romaneve më të rëndësishme të letërsisë shqiptare të shekullit XX.
Pages: 366 - 370