RRETHANAT POLITIKE DHE SHOQËRORE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI NË FILLIM TË REFORMAVE TË TANZIMATIT
Hasan SALIU, Zejni MAZLLAMI
Abstract
Dobësimi i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane kishte bindur udhëheqësinë për domosdoshmerinë e një reforme të thellë në të gjitha fushat, nga ushtria deri te administrata civle. Pavarësisht rrethanave të pavolitshme, kundërshtimit të shumë qarqeve dhe vështirësive në zbatim projekti i reformave i njohur si Tanzimat u kurorëzua në vitin 1839. Me reformat e reja, të krishterët u përjashtuan nga pagesa e xhizjes (xhizja), në këmbim të kësaj ishte pjesëmarrja e tyre në ushtri dhe administratë. Në pjesën e dytë të shekullit XVIII ishte krijuar Pashallëku i Tetovës që administrohej nga Koxha Rexhep Pasha. Në vitin 1842, pas një konflikt të hapur midis pasardhësve të Koxha Rexhep Pashës, Abdurahman Pasha, Havzi Pasha dhe Hasan Pasha, sulltan Abdul Mexhidi e shfrytëzoi për të larguar nga qeverisja në Tetovë, Shkup dhe Qystendil pashallarët e Tetovës, të cilët zotëronin pasuri shumë të madhe. Fundi i pashallarëve të Tetovës shënoi edhe fillimin e një kryengritje të madhe e njohur në historiografi si Kryengritja e Dervish Carës.
Pages: 149 - 153