Vol. 12 | No. 23-24, 2025


STRUKTURA NARRATIVE DHE IDENTITETI POST-TOTALITAR NË ROMANIN GJINKALLAT E VAPËS TË BESNIK MUSTAFAJT

Emine SHABANI

Abstract

Shkrimtari Besnik Mustafaj, dëshmoi pjekurinë dhe suksesin letrar, jo vetëm brenda trojeve shqipfolëse, por edhe në Europë e më gjerë. Vepra Gjinkallat e vapës, rrëfen jetën e banorëve të Katundit, që përfaqëson në mënyrë inversive gjithë Shqipërinë komuniste, Proza postmoderne ndryshon edhe nga pikëpamja thelbësore e rrymave të mëparshme letrare, ajo fokusohet në ato strategji narrative që rishikojnë kritikën historike, të kaluarën ose përfshijnë thelbin e tyre, mitet, legjendat, fabulat, elementet folklorike dhe fetare, ideologjike dhe feministe, por kanë një qëndrim mjaft ironik, provokues dhe kritik. Rishikimi kritik i historisë, hulumtimi i skenave dhe dukurive të ndërthurura me elemente postmoderne, intertekstuale dhe ironike. Gjinkallat e vapës e Besnik Mustafajt, është një roman postmodern nga faktografia e rrëfimtarit- protagonistes Sosja, një tjetër element interesant i studimit është edhe tipologjia e personazheve, lloji i protagonistit, antagonistit, mbrojtësit, kundërshtari, mbështetësi, elementët pengues, koha, hapësira dhe ekokritika, si elemente tipike të prozës postmoderne dhe sfondi i tyre. Ky studim synon të hedhë dritë mbi të paktën dy çështje kryesore: Së pari: Të shpjegojë format e fiksionit letrar të tekstit të sipërpërmendur Së dyti: Për të vërtetuar përmbajtjen postmoderne, elemente të jetës në skajin e ekzistencës te romani Gjinkallat e vapës.

Pages: 98 - 105

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v12.i23-24.p3141