Vol. 12 | No. 23-24, 2025


PIKËPAMJET E MARGARET HASLUCK-UT DHE EDITH DURHAM-IT PËR „KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT”

Esmije VESELI

Abstract

Kultura shqiptare në përgjithësi dhe tradita në veçanti, kanë qenë në qendër të vëmendjes së studiuesve të ndryshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Qasja e tyre ndaj kulturës shqiptare transkriptohej qartë dhe interesi për tˈi kanalizuar idetë e tyre dëshmon për vlerat e mirëfillta që zotëronte populli shqiptar ndër shekuj. Në këtë studim, duke u mbështetur në rëndësinë e dy emrave të përmendur që në titull do të mundohemi që ta zbërthejmë njё tё vёrtetë tё heshtur, e cila bëri që edhe studiuesit e ndryshëm ta thellonin dioptrinë e tyre nё tё vёrtetёn ekzistuese tё popullit shqiptar, si dhe në të gjitha argumentet tjera të cilat flasin zëshëm për traditën shqiptare sipas kodit kanunor. Tё gjitha kёto botёkuptime, interpretime, dilema dhe krahasime në këtë punim kanë një nёnvizizim të veçantë me idenё qё ta saktёsojnë vendin dhe rëndësinë e “Kanunit të Lekё Dukagjinit” sipas këndvështrimit dhe vëmendjes së studiuesve të lartpërmendur.

Pages: 126 - 130

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v12.i23-24.p3142