DISKURSI SATERIK NËVEPRËN “ I RINGJALLURI I PENDUAR “ AKD. REXHEP QOSJA
Arsim HALILI
Abstract
Rexhep Qosjes,është njëri nga personalitetet që i dha shumë fushës letrare artistike, studimore, historike, politike, esesistike, estetike, etj.Në shumësinë e veprave të Akd. Qosjes , të shumtën e rasteve del mospajtues me ngjarjet që përjetoi populli ynë. Zëri i tij protestues,vazhdon në raport me rrethanat e disfavorshme të krijuara edhe pas luftës së fundit në Kosovë. Figura e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e transformuar në bronz, padyshim është burim i frymëzimit të atdhedashurisë. Artikulimi saterik narrativ, ku Qosja shfaq, ironinë, sarkazmën , madje mund të thuhet edhe pezimin e tij , gjithnjë duke aluduar në paknaqësitë , se ky vend duhet të ndryshoj qasjen e diskursit të filozofisë politike. dhe jo vetëm, në atë masë që ë mos pendohen as të vdekurit kontribues të atdheut të përbashkët,natyrisht as të gjallët. Shikuar nga këndi i storieve në rrëfimin e tregimit prototip janë figura politike të kohës, që manipulojnë me realitetin e thirrur në vazhdimsi si epokë tranzicionale, e që gjërat më shumë përkeqësohen se sa vihen në binar. Në fokus të punimit do të jetë se si Qosja e ndërton satirën e tij mbi komplekset narrative, përfaqësimi I shkallëve narrative dhe zhvendosja e tyre, sa ruhet elementi i ngjarjes, sa përfaqësohet zëri narrativ i fokaliatorit dhe vokaliatorit.Sigurisht njëçështje tjetër që do të ngrihet në diskutim të këtij punimi është a kemi prani të groteskut brenda kësaj proze.Mbi të gjitha do të kërkohet gjejtja e vendosjes së diskursit stilistik dhe retorik në zbukurimin të tekstit një elemenet mjaft i praanishëm dhe i domosdoshëm në satire është edhe ekzagjerimi potencial , që te lexuesi të paraqitet komikja , përveç të qeshurës vjen edhe si reagim kritik subjektiv.
Pages: 62 - 66