THE SCIENTIFIC CONTRIBUTION OF ACADEMICIAN KOLEC TOPALLI IN THE SCIENTIFIC JOURNAL “ALBANOLOGJIA” OF THE UNIVERSITY OF TETOVA
Berton SULEJMANI
Abstract
Akademik Kolec Topalli është një personalitet i shquar i shkencave albanologjike të kohës sonë. Rezultatet e punës që na i ka lënë, shtrihen në fusha të ndryshme hulumtimi të historisë së gjuhës shqipe. Kolec Topalli e përmbylli veprimtarinë e tij shkencore me një sintezë të gjerë për historinë fonetike, për historinë gramatikore, për historinë e leksikut, siç është Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe i cili nga shtypi doli në nëntor të vitit 2017. Në këtë kumtesë do të paraqesim kontributin e Profesor Topallit për revistën shkencore “Albanologjia”. Në këtë revistë ai ka botuar këto punime shkencore: “Parimet themelore të hartimit të alfabetit të shqipes” dhe “Vendi i Selman Rizës për shkencat albanologjike”. Gjatë punimeve të Seminarit XII Ndërkombëtar të Albanologjisë të organizuar nga Universiteti i Tetovës u bë edhe paraqitja e veprës së akad. Kolec Topallit me titull “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” që e ka botuar QSA-IGJL, Tiranë më 2017. Ndërsa për Kolec Topallin në revistën shkencore “Albanologjia” kanë botuar: Valter Memisha, Anila Omari, Tefë Topalli, Begzad Baliu, Berton Sulejmani, Hana Radoniqi, Edona Jahiu.
Pages: 67 - 75