Vol. 12 | No. 23-24, 2025


AKTUALITETI I DRAMËS ANTIKE NË DRAMËN E QOSES “BESELAM PSE MË FLIJOJNË”

Ermira YMERAJ, Klodeta DIBRA

Abstract

Fjala e shkruar në letërsi është parë nga shkrimtari si akt rezistence dhe mënyrë për të ndërtuar një diskurs të ri për të përballuar sfidat e realitetit politik dhe eksploruar flijimin e individit përballë padrejtësisë. Qosja në këtë arsyetim është shkrimtari që në Kosovën e privuar nga liria, krijon një akt të ri krijimi që nuk i nënshtrohet formave të vjetra apo modeleve të ngurta të shkrimit. Në vend të kësaj, ai përdor letërsinë si një instrument për të kundërshtuar strukturat e padrejta dhe për të krijuar një mundësi diskutimi mbi çështje ekzistenciale dhe sociale. Në këtë mënyrë, drama e tij bëhet përcjellëse e ideve, ku akti i shkrimit lidhet ngushtë me aktin e krijimit të një realiteti të ri, duke sfiduar strukturat ekzistuese. Në këtë kontekst studiuesi Alimani thekson se: “Drama antike bëhet drama aktuale gjithçka ndodh si dikur, ndoshta dhe më llahtarisht. Aktualiteti paraqitet si një drame antike “. Ndaj akti i flijimit në dramë i shërben Qoses që të përdorë këtë rit tragjik përballë forcave të pamposhtura shoqërore, por gjithashtu të ngjallë dilemat bashkëkohore mbi fuqinë dhe ndikimin e individit për të ndryshuar rrjedhën e fatit. Qosja përmes këtij riti, arrin të shqyrtojë kontradiktat e brendshme të personazheve të realitetit të tij, krizën e tyre morale përballë pushtetit dhe padrejtësisë. Flijimi në këtë dramë merr një trajtë bashkëkohore, ndërsa konfliktet politike, sociale dhe psikologjike pasqyrojnë sfidat e realitetit modern, duke i dhënë veprës një dimension universal.

Pages: 115 - 125

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v12.i23-24.p3155