Vol. 12 | No. 23-24, 2025


ROMANI “BIJTË E ASKUJT” I REXHEP QOSJES NËN PRIZMIN NARRATOLOGJIK

Fatbardhe HASI

Abstract

Rexhep Qosja është ndër shkrimtaret eminent të letërsisë mbarë shqiptare. Letërsia shqipe në vitet shtatëdhjeta është pikëtakuar më atë botërore falë krijimtarisë së këtij autori, konkretisht me romani i tij i parë “Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Më pas të gjithë romanet e tij kanë lënë vulë dhe janë model se si duhet krijuar një letërsi e mirëfilltë. Romani “Bijtë e askujt”, ka një narracion të dallueshëm sepse ai përbëhet nga dy linja narrative, kjo gjë i mundëson romanit të lexohet si dy në një. Pra, janë dy histori paralele që rrugëtojnë brenda një romani. Kështu, romani ka dy protagonist kryesor jeta e të cilëve rrëfehet e që janë edhe personazhet më fatkeq të romanit, sepse ata janë të detyruar ta braktisin vendin e tyre pa dashje, njëri në komunizëm e tjetri në demokraci. Këtë fatkeqësi të protagonistëve të tij Qosja i ka përkufizuar si bijtë e askujt, duke e bërë këtë emërtim edhe titull të romanit. Fokusimi ynë në këtë punim janë elementet e teorisë së narratologjisë, se si ato praktikohen nga autori Qosja, gjë kjo që nënkupton se edhe metoda e punës është ajo narratologjike. Konkretisht do të ndalemi në identifikimin dhe klasifikimin e narratorëve; në ndërtimin dhe paraqitjen e personazheve; në elementet e kohës dhe vendit. Varësisht ecurisë së punimit mund të ndërfuten edhe elemente të tjera narratologjike.

Pages: 131 - 139

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v12.i23-24.p3156