KUPTIMI, SIMBOLIKA DHE ESTETIKA E ELEMENTEVE PARATEKSTORE NË ROMANET E REXHEP QOSJES
Shefkije ISLAMAJ
Abstract
Për poetikën e romaneve të Rexhep Qosje, rëndësi të veçantë kanë, pos analizës gjuhësore- stilistike, edhe analiza e tekstit - stilistika tekstore, dhe analiza e ligjërimit - stilistika diskursive.
Duke qenë se romanet e Rexhep Qosjes janë cilësuar si romane moderne dhe postmoderne, është e vetëkuptueshme se ato japin lëndë të pasur gjuhësore e letrare për studimin e një vargu çështjesh në rrafshin tekstor dhe ligjërimor.
Në këtë kumtesë, elementet paratekstore (titujt, nëntitujt e motot e romaneve) dhe kontekstualizimi i tyre, do të trajtohen nga aspekti kuptimor, gjuhësor dhe stilistik me qëllim zbulimi të veçorive tipike moderne e postmoderne të prozës artistike të Rexhep Qosjes.
Ministrukturat letrare, si shënjues të dalluar stilistikë, si tekste rrëfimi, si pozicione të fuqishme të tekstit ose si nyja mendimore e stilistike të tekstit, siç janë edhe titujt, nëntitujt dhe motot e romaneve të Rexhep Qosjes, kanë edhe funksion poetik dhe metagjuhësor. Ata i paraprijnë tekstit dhe konsiderohen si paratekst i domosdoshëm, janë shënjuesit e parë me të cilët takohet lexuesi dhe krijon përshtypjen e parë lidhur me tekstin letrar në tërësi. Kështu titujt e romaneve të tij “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje”, “Bijtë e askujt”I, II, “Nata është dita jonë”, “Të fshehtat e treguara” dhe novela “I ringjalluri i penduar” paraqesin interes për analiza stilistike, me qëllim zbulimi të funksionit të tyre referencial, funksionit konotativ, funksionit ekspresiv, funksionin simbolik dhe funksionit informues.
Pages: 334 - 341