VATRA DHE BOTA: DIALEKTIKA E KOMBËTARES DHE E UNIVERSALES
Bashkim SHEHU
Abstract
Në një ese mbi letërsinë universale dhe letërsitë kombëtare, Milan Kundera thotë se vepra letrare ka dy kontekste, kontekstin e vogël, që është historia e kombit të vet, dhe të madhin, që është historia mbikombëtare ose universale e letërsisë. Për herë të parë, termin “letërsi botërore” e ka formuluar Gëte, më 1827, në një nga bisedat e tij të gjata me mikun dhe kolegun Johan Peter Ekerman. Gëte thotë: “Letërsia kombëtare sot nuk ka shumë kuptim, kemi hyrë në epokën e letërsisë botërore”. Dhe këtë e thotë pikërisht në një kohë që, kryesisht në saje të romantizmit, letërsitë kombëtare, ose të vetëvështruara si kombëtare, po shtoheshin dhe po lulëzonin si asnjëherë.
Pages: 13 - 19