KULTURA GJUHËSORE NË KOHËN MODERNE
Abdurrahim MAXHUNI
Abstract
Modernizimi i shoqërisë në kohën e sotme, proceset globalizuese e kërkesa për informim të shpejtë, kanë rritur ndjeshëm komunikimin shoqëror, duke ndikuar edhe në kulturën e gjuhës gjatë përdorimit. Nevojat e ngutshme të komunikimi, qoftë në planin e informimit, qoftë në planin e përditshmërisë, shpeshherë karakterizohen me probleme të shumta logjike e gjuhësore, madje në hapësirat shqiptare po ndikon edhe në shkrirjen e kufijve dialektor, që ishin më të prerë më herët. I gjithë ky komunikim realizohet përmes gjuhës. Por cila është kultura e gjuhës në këtë kohë moderne? A po i kushtohet më shumë kujdes kulturës së gjuhës, apo nga ngutja po kalohet në shkarje edhe më të rënda sesa ishin më parë? Në këtë kumtesë do të ndalemi te disa problematika që e karakterizojnë këtë çështje të rëndësishme gjuhësore në kohën moderne.
Pages: 20 - 24