Vol. 13 | No. 25-26, 2026


ROLI I MEDIES NË FORMËSIMIN E KULTURËS (LETËRSISË) DHE KOMUNIKIMI NDËRKOMBËTAR

Adelina XHAFERI

Abstract

Në ditët e sotme bota ka marrë një mënyrë dhe natyrë tjetër të funksionimit të saj. Për funksionimin dhe paraqitjen e kulturës së përgjithshme botërore dhe asaj shqiptare në veçanti mediet sot janë njëra ndër format më të njohura dhe më të përhapura. Roli i tyre në ditët e sotme është mjaft i madh, mjaft i veçantë dhe mjaft i dukshëm, sepse me natyrën e tyre nuk arrijnë që te bota e gjerë, te masa e gjerë popullore ta paraqesin secili hap të një kulture të caktuar, e cila duhet të njihet dhe të studiohet në secilën pikë të imët, por ta bëjnë edhe më të dukshëm një komunikim dhe një informacion të një kohe të mëparshme apo të kohës së sotme. Në këtë mënyrë, mediet, si të tilla arrijnë që ta paraqesin edhe kulturën shqiptare, në mënyrë të veçantë letërsinë shqiptare, duke e bërë të njohur brumosjen e saj që nga fillet e krijimit deri në formën e ditëve të sotme, me ç’rast në secilin mëtim jepet një pasqyrim sa më i plotë dhe më i nevojshëm për të. Në këtë mënyrë duke e ndihmuar edhe rrjedhën e lexuesit për njohjen e një letërsie që guxon të vihet në shkallë të njëjta me atë botëroren, duke e vënë në dukje një komunikim të lehtë dhe të veçantë letrar, një informacion që jeton dhe rritet nëpërmjet këtij komunikimi, letërsia e këtij lexuesi vihet në korniza të një bote të madhe brenda së cilës edhe kultura (letërsia) shqiptare ka brumë të saj. Të gjitha këto pika do të njihen në këtë punim dhe do ta bëjnë të qartë se si këto medie e ndihmojnë këtë paraqitje.

Pages: 25 - 31

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3299