Vol. 13 | No. 25-26, 2026


VËSHTRIM RRETH PËRDORIMIT TË FJALË-TERMAVE NGA NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME TË LARTA NË VUSHTRRI

Albulena PLLANA-BREZNICA, Zana PLLANA

Abstract

Në këtë punim do të bëjmë fjalë për përdorimin e disa fjalë-termave nga nxënësit e shkollave të mesme të larta në Vushtrri, për të cilat do të propozojmë barasvlerësit në gjuhën shqipe. Kryesisht një numër i fjalë-termave janë të prejardhura nga gjuha angleze. Nga hulumtimi ynë, në anën tjetër, duke i regjistruar anglicizmat që paraqiten nëpër shkrime dhe në gjuhën e folur deri tani kemi hasur në një numër të madh të anglicizmave, kryesisht për fjalë-terma që emërtojnë gjëra të përditshme (kryesisht te nxënëset) dhe për disa lëndë mësimore të fushave teknike dhe për lëndë mësimore të ekonomisë. Duke u nisur nga përdorimi i teknologjisë informative, në këtë shekull, nëpër shkolla të mesme të larta, gjithashtu do të japim edhe një numër të konsiderueshëm termash për këtë fushë dije të kohës. Do t’i prezantojmë fjalë-termat, duke u orvatur të japim ndonjë mendim (shpesh nxitës) për përdorimin, respektivisht, për zëvendësimin e tyre me fjalë nga thesari i përgjithshëm i gjuhës shqipe.

Pages: 32 - 37

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3300