Vol. 13 | No. 25-26, 2026


THYERJA E KANONIT TË SHENJTË NGA KANONI GJUHËSOR: RASTI I „PUNËS SË PENDIMIT“

Andreas DUSHI

Abstract

Ky punim shqyrton variantin shqip të Punës së pendimit, formulës që thuhet nga besimtari katolik pas sakramentit të rrëfimit, duke u përqendruar te shprehja po të jap fjalën. Në krahasim me variantet në gjuhë të tjera ku përdoren forma që shprehin vendosmëri, qëllim ose prirje për të shmangur mëkatin, shqipja përdor një formë që semantikisht i afrohet premtimit. Kjo zhvendosje krijon një mbivendosje asimetrike ndërmjet kanonit fetar dhe kanonit gjuhësor: i pari e kupton pendimin si kthim shpirtëror dhe vendosmëri të mbështetur në hirin hyjnor, i dyti, përmes një formule të ngulitur brenda gjuhës, e shpreh këtë vendosmëri si zotim të prerë. Duke u mbështetur në dëshmi të hershme të teksteve fetare shqipe si dhe në krahasimin me variante italisht, latinisht, anglisht dhe greqisht, punimi tregon se kjo nuk është një shmangie rastësore, por pjesë e një tradite tekstuale të qëndrueshme. Rasti dëshmon se një zgjedhje leksikore, në dukje e vogël, mund të prodhojë pasoja teologjike dhe kanonike, duke e kthyer gjuhën jo vetëm në mjet përcjellës të normës fetare, por edhe në vendin ku ajo mund të pësojë thyerje kuptimore.

Pages: 38 - 42

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3301