TRAJTA E SHQUAR DHE E PASHQUAR E MBIEMRAVE NË GJUHËN SHQIPE DHE SERBE
Angjella MARKOVIQ, Naile MALA-IMAMI
Abstract
Objekti i kërkimit të këtij punimi është analiza e sistemit të mbiemrave në gjuhën serbe dhe atyre në gjuhën shqipe, domethënë kategoria e shquarsisë së mbiemrave në këto dy gjuhë. Kërkimi bazohet në qasjen kontrastive, përmes së cilës e shqyrtojmë përdorimin e trajtës së shquar të mbiemrave, që të konstatojmë dhe vërtetojmë se cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet në përdorimin e tyre në këto gjuhë. Në gjuhën shqipe kategoria e shquarsisë në radhë të parë lidhet me emrat, kurse në rastin e mbiemrave flitet për fenomenin e emërzimit, i cili shfaqet në situata kur emri është tashmë i njohur ose përsëritja e tij konsiderohet e panevojshme.
Në të kundërtën, trajta e pashquar e mbiemrave, edhe pse në gjuhën standarde serbe po zhduket gradualisht (veçanërisht në rasat e zhdrejta), përdoret kur mbiemri i referohet një emri që përfaqëson diçka të përcaktuar ose tashmë të përmendur. Përmes ilustrimit të rregullave nga gramatikat e këtyre dy gjuhëve, do të përpiqemi të përcaktojmë shkallën e ekuivalencës midis këtyre dy gjuhëve. Me anë të analizës kontrastive, theksohet rëndësia e sqarimit sistematik të përdorimit të trajtës së shquar të mbiemrave në gjuhën serbe dhe shqipe.
Pages: 43 - 49