Vol. 13 | No. 25-26, 2026


VEÇANTITË NARRATIVE DHE KRONOTOPIKE „GJUMË MBI BORË“ RIDVAN DIBRA

Arsim HALILI

Abstract

Romani Gjumë mbi borë i Ridvan Dibrës përfaqëson një prej krijimeve më të ndërlikuara të prozës bashkëkohore shqiptare, ku struktura narrative dhe ndërtimi kronotopik luajnë rol kyç në transmetimin e ideve filozofike dhe sociale. Ky studim synon të analizojë mënyrën se si autori përdor teknika narrative postmoderne – si fragmentariteti, rrëfimi i ndërprerë,Shkallët narrative, zhvendosja e niveleve narrative, monologu i brendshëm dhe intertekstualiteti – për të ndërtuar sa më qartë konceptin teorik narrative të këtij romani. Pastaj do të trajtohet edhe koncepti i kronotopit (sipas M. M. Bakhtin) zbatohet për të identifikuar mënyrën se si koha dhe hapësira ndërthuren në roman për të krijuar atmosferën metaforike të një bote të izoluar, të ngjashme me një “gjumë mbi borë” – një paralajmërim kundër apatisë dhe harresës kolektive.Metodologjia përfshin një analizë diskursive të tekstit në raport me konceptet e narratologjisë moderne dhe teorisë së kronotopit, duke krahasuar gjithashtu elemente stilistike me rrëfime të tjera bashkëkohore në letërsinë shqipe.Ky punim përpiqet të hedhë dritë mbi mënyrën se si Dibra ndërton një narrativë të ndërgjegjshme estetikisht dhe filozofikisht, duke e kthyer romanin në një hapësirë reflektimi për raportin individ-shoqëri, kujtesë-identitet dhe kohë-hapësirë.

Pages: 63 - 70

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3305