Vol. 13 | No. 25-26, 2026


EMËRTIMET E FËMIJËVE TANË NË EMRA TË HUAJ - NEVOJË APO MODË?

Bahtijar KRYEZIU

Abstract

Mëtimi ynë në këtë punim është që të vejmë në pah një numër emrash autoktonë dhe emra të përvetësuar nga gjuhë të huaja, kryesish emra "modernë", edhe pse, shikuar moshën e tyre, janë emra edhe mbi qindvjeçarë. Nxitur nga kureshtja për të parë këtë gjendje, për mostër kemi analizuar 550 emra (nga aspekti sinkronik e diakronik): përfshirë nga një klasë të parë të një shkolle nga të gjitha komunat e Kosovës. Nga këta emra, sipas venerimeve tona, del se ka emra të vjetër shqip (ilirë); ilirë ose gjuhë e huaj; emra shqip; shqip ose gjuhë e huaj; me etimologji të huaj; emra "tradicionalë" turko-arabë (të përtërirë); emra që nuk u dihet prejardhja e disave as gjinia. Emrat e huaj kanë ndikuar tek emërtimet e fëmijëve tanë, jo për farë nevoje, kur dihet se shqipja i plotëson nevojat me emërtime të gjakut e të mishit të saj, por kryesisht, për shkak të një mode që ka depërtuar te ne, ashtu si dhe për shkak të një tolerance që kemi ne ndaj të huajës, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë, si: huazimet, kalkimet, globa¬lizimi gjuhësor, po dhe feja, padija, servilizmi, primitivizmi etj. Gjendja në këtë fushë, nuk është më e mirë as në Shqipëri, mbase edhe më e keqe se në Kosovë, ku një shkollë fillore në Tiranë, bie fjala, nga 3 klasa të para, me 107 nxënës, vetëm 8 nxënës kanë emra shqip!

Pages: 87 - 98

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3307