INSKENIET E DRAMAVE DHE RECEPTIMI KRITIK I ALBERT CAMUS-SË NGA KRITIKA SHQIPTARE
Dëfrim SALIU, Avdi VISOKA
Abstract
Edhe pse Camus shkroi vetëm katër drama, ato janë shumë bashkëkohore dhe vazhdimisht vihen në skenë nga teatrot shqiptare. Dramat Kaligula dhe Mosmarrëveshja paraqesin njeriun modern: të jetuarit në një botë të mbyllur, në një kurth ku zotëron pashpresa, një univers njerëzor absurd, i pakuptimtë dhe irracional. Ndërsa dramën Shtetrrethimi e konceptoi jo si pjesë dramatike, por si shfaqje e si spektakël. Këtu realizon një lloj teatri që mbështetet në ide regjisoriale më tepër sesa në kërkesa të vetvetishme të veprës dramatike. Drama Të drejtët është një vepër dramatike historike, të gjitha personazhet që janë realizuar në dramë kanë ekzistuar dhe janë ashtu siç i përshkruan Camus, ai vetëm është përpjekur t’i përshtat me rrethanat e kohës. Receptimi i letërsisë frënge dhe ndikimi i Camus-së në kritikën shqiptare dëshmon se disa lexues e kuptuan rëndësinë e veprës së Camus-së vetëm pas vdekjes së tij, siç janë kritikët shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa lexuesi i Shqipërisë Camus-në e njohin për herë të parë në vitin 1991 me përkthimin e romanit I huaji nga Rajmonda Vuçini që shënon librin e parë të letërsisë moderne botërore të botuar në Shqipëri pas rënies së diktaturës.
Pages: 104 - 110