Vol. 13 | No. 25-26, 2026


KULTURA DHE LETËRSIA NË DIALOG: PËRBALLJA MES POSTMODERNIZMIT NË VEPRAT E ISMAIL KADARESË DHE FRANZ KAFKËS NË ADAPTIMET E FILMIT DHE VIDEOLOJRAVE

Donika BAKIU

Abstract

Ky punim shqyrton ndikimin e postmodernizmit në veprat e autorëve të njohur shqiptarë dhe të huaj, Ismail Kadare dhe Franz Kafka, dhe adaptimin e tyre në mediat vizuale, si film dhe videolojëra. Qëllimi kryesor është të analizohet se si elementët postmoderne të narrativës, absurditetit dhe dekonstruksionit, të pranishëm në veprat e Kadaresë dhe Kafkës, janë përshtatur dhe evoluar në forma të tjera arti, duke ofruar një kuptim të ri dhe më të gjerë për audiencat moderne dhe globale. Metodologjia e përdorur është analiza krahasuese e teksteve letrare dhe adaptimeve të filmit dhe lojërave video, si dhe studimi i kritikave të shumta që kanë shoqëruar këto përshtatje. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se këto adaptime, edhe pse ndryshojnë në formatin e tyre, ruajnë thelbin e mesazhit origjinal dhe i japin veprave një dimension të ri, duke i përshtatur ato për një audiencë më të gjerë.Përfundimi i punimit sugjeron se postmodernizmi, përmes adaptimeve të filmave dhe videolojërave, mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e letërsisë shqipe dhe botërore, duke i bërë ato më të qasshme dhe tërheqëse për audienca ndërkombëtare.

Pages: 111 - 115

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3310