NDRYSHIMET MIDIS „SISTEMIT“ TË STANISLAVSKIT DHE „METODËS“ SË LEE STRASBERG
Dritan BORIÇI
Abstract
Duke përdorur metodën e krahasimit midis dy teknikave më të rëndësishme të aktrimit, jo vetëm qartësojmë ndryshimet, por shpërfaqim edhe vazhdimësinë e zhvillimit të koncepteve mbi të cilat bazohet arti i aktorit. Në këtë punim diskutohen elementët themelorë të aktrimit si: veprimi, emocioni, “sikuri magjik”, imagjinata etj. Sesi ato ndërthuren dhe zëvendësojnë njëra-tjetrën për të krijuar teknika bashkëkohore aktrimi. Stanislavski është krijuesi i koncepteve të aktrimit, të cilat më pas duke u analizuar dhe këmbyer vendet, prodhuan teknika të ndryshme aktrimi nga “sistemi”. Lee Strasberg ishte nga të rrallët, që duke pranuar konceptet e Stanislavskit arriti të krijonte edhe koncepte të tjera “zëvendësuese” për konceptet e Stanislavskit.
Ky zëvendësim realizohet me synimin e arritjes së teknikave më efikase për aktrimin bashkëkohor. Duke pranuar se Stanislavski i njihte problemet e pazgjidhura të “Sistemit”, por nuk pati kohë jetike për ti zgjidhur ato, Lee Strasberg nëpërmjet ndryshimeve dhe përshtatjeve prodhon një nga teknikat më bashkëkohore dhe jetëgjata të aktrimit e cila është “Metoda”. Krahasimi midis “Sistemit” dhe “Metodës” ndihmon në përfshirjen profesionale të aktorëve jo vetëm në aspektin praktik, por edhe në atë intelektual.
Pages: 116 - 123