MANDRICA: NJË RAST STUDIMI I ZHDUKJES SË IDENTITETIT GJUHËSOR
Dhimitri BELLO, Sindorela DOLI-KRYEZIU
Abstract
Ky punim shqyrton rastin e Mandricës, një fshat në jug të Bullgarisë, si një model studimi mbi dinamikat e dëmtimit dhe zhdukjes së identitetit gjuhësor ndër shqiptarët ortodoksë në Ballkan. Gjatë shekujve XIX dhe XX, Mandrica përfaqësonte një komunitet unik sociolinguistik, ku shqipja bashkekzistonte në një mjedis shumëgjuhësh, e ndërthurur me elemente të bullgarishtes, greqishtes dhe turqishtes si pasojë e kontakteve të gjata ndërkulturore. Hulumtimi, i mbështetur në analizën e dokumentacionit historik, studimet e mëparshme albanologjike dhe vëzhgimin etnografik, synon të identifikojë faktorët kryesorë që kanë përshpejtuar procesin e asimilimit gjuhësor.
Ndër faktorët determinantë veçohen: migrimi masiv drejt qendrave urbane, politikat shtetërore integruese, ndryshimi i qëndrimeve ndaj gjuhës amtare te brezat e rinj, si dhe reduktimi i funksioneve shoqërore të shqipes në sferën publike.Përmes aplikimit të konceptit të “kapitalit gjuhësor”, punimi shpjegon se si ruajtja e shqipes humbi rëndësinë praktike dhe simbolike përballë nevojës për integrim socio-ekonomik. Rasti i Mandricës nxjerr në pah kompleksitetin e mbijetesës gjuhësore në kontekstin ballkanik dhe tensionin mes trashëgimisë kulturore dhe modernizimit. Për më tepër, ky studim kontribuon në debatin mbi zhdukjen e gjuhëve minoritare, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të dialekteve të izoluara si dritare drejt proceseve më të gjera të transformimit identitar dhe globalizimit në rajon.
Pages: 124 - 129